Sipërmarrja në Itali që hoqi oraret e punës – Ja suksesi i të vetëorganizuarit

Në një fshat të vogël në Itali pranë Pordenones, firma “Graphistudio” ambalazhon albume fotografikë dasmash, duke punësuar rreth 200 njerëz, nga ku 70% janë gra. Kompania nuk ka sindikata dhe ekipet e punës respektojnë afatet kohore, nga ku përfitojnë si jeta private, ashtu edhe produkti.
Eliminimi i orëve të punës nuk është një risi për punët krijuese që mund të kryhen edhe përmes internetit, por në një fabrikë ku këkrohet punë fizike kjo është një risi e madhe.
Presidenti dhe themeluesi i kompanisë, Tullio Tramontina, shprehet se mundësia për të organizuar kohën e tyre është shumë e rëndësishme sidomos për gratë dhe të rinjtë: për të bërë fëmijë, për t’u kujdesur për të moshuarit, por edhe për të favorizuar rritjen personale dhe profesionale.
“Kur punoja, kjo gjëja e orarit, e shënimit të kohës së hyrjes dhe daljes, e ziles që binte, më bënte gjithmonë bezdi. Është diçka që të limiton, janë zinxhirë. Kur krijova rrugën time doja ta bëja ndryshe”, thotë Tramontina.
“Nuk u bë asnjë llogaritje, ishte diçka e rastësishme, nisi gjithçka nga atje, nga ajo bezdisje. Nëse punon i lirë, punon më mirë dhe jep më shumë nga vetja. Punohet më shumë në ekip dhe objektivat realizohen më shpejt”.
Oraret janë fleksibël për të gjithë punonjësit, me përjashtim të departamentit administrativ, të kushtëzuar nga oraret e sporteleve të bankave dhe zyrave publike. Pjesa tjetër nuk ka nevojë as të shënojë në mënyrë strikte oraret. Ata deklarojnë orët që kanë punuar gjatë javës dhe paguhen në bazë të tyre.
Ky model biznesi e ka shndërruar kompaninë në një lider në sektorin e saj, ku fotografë nga e gjithë bota dërgojnë pranë tyre materialet e marrin pas një libër fotografish, të ambalazhuar mirë, për t’ia dorëzuar protagonistëve të shkrepjeve.
Tramontina është frymëzuar edhe nga modeli i Sillicon Valley në Amerikë, ku gjenden të gjitha kompanitë më të mëdha të teknologjisë. Sipas tij, nëse do të zbatohej modeli i vjetër ushtarak i bizneseve të kaluara, edhe ky biznes do të shuhej.
“Gjithsecili bën pjesën e tij, por edhe spostohet lehtësisht në rol. Këtu ka një frymë krijuese, ku të gjithë ndihen të lirë të shpikin, të propozojnë ide, të cilat i gjej mbi tavolinë çdo ditë”.
SCAN
Alla Graphistudio di Arba, Pordenone, l'orario di lavoro è flessibile. E questo consente ai 200 dipendenti, con il 70% di donne, possono conciliare gli impegni lavorativi con quelli familiariNatascia Claudia Garganoimmagini Biagio Ingenito
Posted by Tgr Rai FVG on Wednesday, July 5, 2017
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.