“Sipërmarrja, prioritet i PD” – Basha garanton ndihmë, sidomos për gratë dhe vajzat në biznes
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka vizituar një punishte artizanati në Kukës, ku ka dëgjuar dhe parë nga afër problemet me të cilat po haset sipërmarrësja e këtij biznesi duke garantuar se qeveria e PD nuk do të lërë askënd pa mbështetje dhe sidomos gratë dhe vajzat që ndërmarrin nisma të tilla .
Sipas Bashës Rruga e vetme për t’i dalë përpara krizës është paketa ndihmës financiare për të gjithë familjet në nevojë, veçanërisht për biznesin.
Kreu i demokratëve theksoi se asnjë shoqëri nuk mund të ecë përpara pa i dhënë grave dhe vajzave vendin që u takon , barazi në shoqëri dhe ekonomi duke filluar që nga pagat si dhe mundësitë për të dhënë kontributin e tyre në shoqëri.
Nertila Doko / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.