Kërkesat e sipërmarrjes, FKB: Të rritet prania e biznesit në vendimmarrje

Komuniteti i biznesit kërkon të jetë më shumë prezent në diskutimet ligjore dhe në vendimmarrjet kryesisht ato fiskale.
Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike (ACER) në bashkëpunim me Forumin Kombëtar të Biznesit (NBF) paraqitën në një konferencë kombëtare Agjendën Kombëtare e Biznesit, ku prezantuan dokumentet me gjetjet dhe problematikat e sipërmarrjes, ku janë përzgjedhur 4 fusha kryesore në 5 rajone të vendit.
Në këtë agjendë janë përzgjedhur rreth 30 barriera të të bërit biznes, të cilat janë shfaqur si arsye studimi në 4 fusha kryesore si, si kontrolli tatimor, informaliteti, TVSH dhe Dialogu Publik Privat.
Gjithashtu në bazë të gjetjeve, Forumi Kombëtar i Biznesit ka hartuar dhe rekomandimet që do t’i drejtohen Administratës Tatimore për të përmirësuar klimën e të berit biznes në Shqipëri.
Violeta Shqalsi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.