Sipërmarrjet e reja – Hapen aplikimet për projektin IDEA 2019. Ja afati i fundit
Projekti IDEA ka hapur aplikimet e reja për vitin 2019 për konkursin e planeve të biznesit. Sfida IDEA do të fillojë trajnimin me mbi 500 biznese të reja në të gjithë Shqipërinë. Aplikimi është i hapur për individët që kanë një ide biznesi dhe duan ta vënë atë në jetë sis dhe për ata që janë në fazën e hershme të aktivitetit të tyre sipërmarrës, që nuk është më i vjetër se 3 vjet.
Pjesëmarrësit që do të përzgjidhen do të marrin pjesë në mentorim si dhe do të kenë mundësi të përfitojnë edhe grantet e vëna në dispozicion për këtë projekt. Aplikimet do të pranohen deri më 11 janar 2019 dhe dorëzimi i tyre mund të bëhet në www.idea.cefe.net ose në rrjetin social Facebook ‘ideaalbania.’
Sfida IDEA do të fillojë trajnimin me 500 biznese të reja në të gjithë vendin. Ky projekt aplikon një prej metodave më të mira në botë për trajnimin e sipërmarrjes, CEFE, duke kombinuar trajnimin, këshillimin dhe mentorimin.
Projekti zhvillohet kuadër të bashkëpunimit të bashkëpunimit gjermano-shqiptar dhe me mbështetjen e Shoqërisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes (MZHETTS) dhe Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA).
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.