Siri edhe psikologe për përdoruesit – Apple në kërkim të inxhinierëve që kuptojnë psikologjinë

Gjithmonë e më shumë përdorues të iPhone-ëve po e përdorin asistenten Siri për t’i bërë pyetje ekzistencialiste si “Cili është kuptimi i jetës?” apo “Si mund të jem më i shëndetshëm dhe i lumtur?”.
Programi po përdoret në masë për të dhënë këshilla jete dhe këshilla praktike, saqë Apple po përkon të punësojë inxhinierë kompjuterikë me aftësi në psikologji dhe këshillim. Qëllimi është të përmirësojnë përgjigjet e Sirit edhe përballë pyetjeve më të vështira.
“Njerëzit flasin me Sirin për shumë lloje gjërash, edhe kur kanë kaluar një ditë stresuese apo kur kanë një diçka serioze në mendje. Ata i drejtohen Sirit në raste emergjencash apo kur duan drejtim për të bërë një jetesë më të shëndetshme”, thuhet në njoftimin e punësimit të Apple.
Shkencëtarët kompjuterikë që po merren me zhvillimin e inteligjencës artificiale kanë debatuar prej kohësh për atë çfarë i bën makineritë më njerëzore dhe më empatike.
Por edhe nëse makineritë do të mund të ndienin për njerëzit, nuk është e qartë se cilat ndjenja janë të duhurat për të dhënë këshillën më të mirë.
Pozicioni i punës është i lirë prej kohësh në Apple, çka mund të nënkuptojë se ka qenë shumë i vështirë për t’u përmbushur, pavarësisht kualifikimeve specifike që kërkohen.
Qëllimi sipas Apple, është ta kalojë Siri-n në nivelin tjetër.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.