Sistemi bankar përballoi stresin e Pandemisë – Sejko: Treguesit pozitivë, 23,000 mijë familje e biznese përfituan lehtësi financiare

Sistemi bankar shqiptar ka përballuar me sukses stresin e fortë shkaktuar nga Pandemia gjatë vitit 2020, duke ja dalë të kontribuojë ndjeshëm në lehtësimin e barrës financiare të krizës tek qytetarët dhe biznesi, si dhe në ruajtjen e një ambient ekonomik dhe financiar të sigurt e të qëndrueshëm.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko raportoi të martën në Komisionin parlamentar të Ekonomisë, duke theksuar se ndërhyrjet e ndërmarra në këtë sektor qetësuan tregjet, ndërkohë që Treguesit e cilësisë së aktiveve, të rezultatit financiar dhe të kapitalit të sektorit bankar paraqiten në nivele të mira. Ndërkaq, raporti i kredive me probleme ka mbetur në nivele të ulëta dhe ekspozimi i drejtpërdrejtë i aktivitetit të tij ndaj rreziqeve të tregut mbetet i kontrolluar.
Sejko foli edhe për shtimin e rrezikut të pastrimit të parave në vend, duke e përkufizuar sistemin bankar si lider në këtë drejtim.
Sipas Bankës së Shqipërisë, roli i bankave mbetet thelbësor, si gjatë fazës aktuale të kontrollit të pandemisë, ashtu edhe gjatë fazës së rikuperimit të ekonomisë në të ardhmen.
Lorenc Rabeta / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.