Sistemi i Drejtësisë – 13 milionë lekë shtesë në Buxhetin e 2019-ës !
Sistemi i Drejtësisë do të ketë një fond shtesë prej rreth 13 milionë lekësh në buxhetin e vitit 2019.
9.9 milionë lekë do të jetë në dispozicion për shpërblimin e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe të personelit mbështetës të caktuar pranë tij nga Gjykata e Lartë.
Fondi tjetër prej 3.3 milionë lekësh do të shkojë për shpërblimin e ekspertëve dhe shpenzimet e tjera operative të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Ky total i cili është vendosur të shkojë për Gjykatën e Lartë, do të jepet nga fondi rezervë i Buxhetit të Shtetit.
Jenida Vladi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.