Sistemi i integruar i menaxhimit të tarifave – Përfundon projekti i BE-së prej 1.8 mln euro për përgatitjen e Administratës Doganore
Ka përfunduar projekti i Bashkimit Europian me vlerë 1.8 milionë euro për përgatitjen e Administratës Doganore Shqiptare për Sistemin e Integruar të BE-së për Menaxhimin e Tarifave. Tashmë prej dy vitesh bashkëpunim të gjerë mes Italisë dhe Administratës Doganore Shqiptare, kjo e fundit mund të ofrojë shërbime më të shpejta dhe më cilësore për qytetarët dhe bizneset.
Sipas Ambasadorit të BE-së në Shqipëri, Luigji Soreca, reforma e administratës publike është një përparësi kyçe për vendin në rrugës drejt Bashkimit Europian.
“Administrata doganore për të cilën ka nevojë Shqipëria është e tillë që punon hapur dhe në mënyrë transparente me qytetarët dhe bizneset. BE-ja në dhjetë vitet e fundit i ka mbështetur përpjekjet e Shqipërisë për modernizimin e doganave me 16 milionë euro. Reforma e administratës publike është një përparësi kyçe për Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE-së”, tha Ambasadori i BE-së Luigi Soreca.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.