Sistemi i Prokurimeve publike del jashtë funksionit! Njoftimi
Sistemi i prokurimeve publike është jashtë funksionit e do të vazhdojë të mbetet jashtë funksionit që deri me datën 5 maj, ora 14:00. Kjo ka qenë e njoftuar më herët, sëbashku me shpjegimin publik nga Agjencia e Prokurimeve Publike.
“Agjencia e Prokurimeve Publike njofton Autoritetet Kontraktore, Operatorët Ekonomikë, Audituesit si dhe çdo Autoritet tjetër që në përmbushje të detyrës së tyre përdorin Sistemin e Prokurimit Elektronik, se për shkak të procesit të zhvendosjes fizike të pajisjeve hardware të infrastrukturës së site-it sekondar (Business Continuity) të Sistemit të Prokurimit Elektronik, pranë Datacenter-it Qeveritar (AKSHI-t), sistemi do të jetë jashtë funksionit (offline) nga data 03.05.2019, ora 14.00 deri në datën 05.05.2019, ora 14.00” shkruhet në njoftimin e Agjencisë.
Në njoftim, APP ka kërkuar që të merren masat paraprake të nevojshme për ecurinë e punës në sistem duke pasur në konsideratë datat që sistemi do jetë ‘offline’.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.