Sistemi i ri financave- Trajnohen 250 punonjës të ministrive
Në kuadër të vënies në funksion, në Korrik 2019, të Sistemit të ri Informatik të Menaxhimit Financiar të Qeverisë, MFE po realizon gjatë muajit maj një cikël trajnimesh të rreth 250 punonjësve të ministrive të linjës dhe institucioneve buxhetore qendrore.
Ky projekt ka për qëllim prezantimin dhe përdorimin e këtij sistemi, i cili do të mundësojë menaxhimin në një platformë të integruar të disa proceseve kyçe të ciklit të menaxhimit të shpenzimeve publike, dhe një gamë të gjerë informacionesh të dobishme jo vetëm për përdoruesit e buxhetit por edhe për publikun e gjerë.
Synimi kryesor i kësaj nisme është rritja e nivelit të transparencës buxhetore si dhe e nivelit të përgjegjshmërisë dhe llogaridhënies së qeverisë ndaj publikut, bën me dije MFE.
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.