Sistemim dhe asfaltim i rrugës Përmet-Çarshovë – FSHZH informon mbi situatën aktuale të punimeve (FOTOT)
Fondi Shqiptar i Zhvillimit njofton se ndërkohë po vijojnë punimet në objektin: “Sistemim, asfaltim i rrugës Përmet – Çarshovë”.
Sipas njoftimit zonat me natyrë piktoreske që ofron Përmeti dhe fshatrat përreth tij do të jenë lehtësisht të arritshme, falë infrastrukturës që sa vjen e përmirësohet.
FSHZH bën me dije se rruga Përmet – Çarshovë, aktualisht një kantier i hapur, do të kthehet në një mundësi të re për shijuar mrekullinë e natyrës përmetare.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.