Situata Covid: Shkon në 208 numri i viktimave në vend, 625 teste të kryera në 24 orë, nga të cilat 141 rezultojnë pozitive
Në raportimin e përditshëm të Ministrisë së Shëndetësisë mbi situatën epidemiologjike në vend është n njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitivë 141 persona nga 625 teste të kryera.
Sipas njoftimit zyrtar, 116 pacientë janë të shtruar aktualisht në spitalet COVID, nga të cilët 20 në terapi intensive dhe katër të intubuar.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit, tre persona kanë humbur betejën me COVID-19, një 65 vjeçar nga Elbasani dhe dy qytetarë nga Tirana, një 66 vjeçar dhe një 76 vjeçare. Numri i viktimave prej Covid që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri ka shkuar në 208.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 51 raste në Tiranë, nga 14 raste Shkodër, Krujë, 12 në Lezhë, 9 në Vlorë, 7 në Durrës, 5 në Lushnje, nga 4 raste në Kurbin, Elbasan, Klos, nga 3 raste Korçë, Divjakë, nga 2 raste, Kavajë, Berat, Kamëz, Gramsh, nga 1 rast në Kukës, Vau i Dejës, Selenicë.
Lajmi i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 72 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3552, që nga fillimi i epidemisë.
D.B – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.