Situata e borxhit i lë Greqisë tre opsione

Kryeministri i krahut të majtë në Greqi, Alexis Tsipras është duke shqyrtuar opsionet e tij në lidhje me negociatat me kreditorët ndërkombëtarë të vendit në një moment kur po troket raundi i zgjedhjeve më të rëndësishme në Europë.
Athina ka ngecur mes kërkesave të Fondit Monetar Ndërkombëtar për më shumë masa shtrënguese dhe refuzimit të Gjermanisë, në mënyrë që të diskutojë lehtësimin më të madh të borxhit. Por fondi nuk e ka nënshkruar ende paketën e tretë të shpëtimit të Greqisë, për shkak se huadhënësit në Eurozonë, të udhëhequr nga Gjermania, dëshirojnë që FMN-ja t’i ribashkohet paketës së shpëtimit të huadhënies.
FMN-ja, me mbështetjen e Gjermanisë, ka vënë nën presion Athinën në mënyrë që të zgjerojë bazën e saj të të ardhurave tatimore dhe duke shkurtuar pensionet për të goditur objektivat fiskale të një suficiti primar, duke përjashtuar shërbimin e borxhit, prej 3.5% të prodhimit të brendshëm bruto. Gjermania gjithashtu këmbëngul që qyteti Helen duhet të jetë në rrugën drejt masave shtrënguese para se të bëhen bisedimet e para rreth borxhit.
Liderit të “pamposhtur” i kanë mbetur tre opsione:
- Të ulet për lëshime të mëdha
Tsipras shpesh ka pranuar disa shtrëngime ekstra të “rripit” që FMN i kërkon për t’iu ribashkuar programit. Por kjo nuk do t’i linte Gjermaninë hapësirë për të manovruar mbi diskutimet e borxhit. Një përshkrim më i detajuar për matjen e shlyerjes së borxhit duhet të ndërmerret në vitin 2018, duke i parashtruar Bankës Qëndrore Europiane rrugën për programin që duhet të ndjekë Greqia. Pasiguria do të rritej dhe ekonomisë do t’i jepet mundësia për të përshpejtuar, gjë e cila do të çojë qeverinë e Greqisë të humbasë popullaritetin e saj.
Kryeministri i krahut të majtë, Alexis Tsipras fuqimisht është duke e shqyrtuar këtë opsion, me ekipin negociator i cili punon në një formulë kompromisi nga ku mund të përmbushë kërkesat e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Një zgjidhje e shpejtë do të funksionojë më mirë në Greqi dhe në Evropë, aq sa kontinenti sa më shpejt do të jetë fokusuar në një raund të zgjedhjeve më të rëndësishme. Por Europës nuk do t’i duhet një ringjallje e “Grexit”, si dhe Greqisë nuk do t’i duhet për të marrë rezikun duke e lënë pas dore.
Por Tsiprasit do t’i duhet të rrezikojë për t’i plotësuar kreditorëve kërkesat e para e për të bindur njëkohësisht grupin e tij parlamentar që ta ndjekë. Të gjitha institucionet e përfshira në programin e lehtësimit grek duhet të koordinohen në mënyrë harmonike për të dhënë një sasi më të madhe të punës brenda disa javësh. Deri tani, kjo ka ndodhur shumë rrallë, edhe pse pa një afat të caktuar.
- Të bëjë rezistencë e të fitojë kohë
Por Tsipras mund të refuzojë të plotësojë kërkesat e kreditorëve dhe të vijojë të kërkojë politika më të buta me ndihmën e partnerëve të Komisionit Evropian. Negociatat mund të zvarriten deri në verë, ndërsa borxhet e mëdha bien. Deri tani, vendimet më të mëdha përgjatë periudhës së krizës vetëm kanë ngecur edhe pse vendi ishte në “tehun e thikës”.
Në këtë rast, Greqia do të mbetet në të njëjtat opsione. Momenti mund të jetë i papërshtatshëm nëse analizohet fakti se Europa është në fazë zgjedhore e mund të ketë një zbehje të vullnetit për të bërë lëshime. Udhëheqja evropiane gjithashtu mund të jetë e ndryshme pas zgjedhjeve hollandeze dhe franceze, e si rrjedhojë qeverisë greke mund t’i duhet të merret me qeveritë e reja që mund të rezultojnë më pak të përshtatshme.
- Mbajtja e zgjedhjeve
Kryeministri Alexis Tsipras mund të joshet nga kjo ide dhe të thërrasë zgjedhje të parakohshme. Ky opsion, i cili me shumë gjasa ka mundësi për ta çuar Syrizën në një opozitë të mundshme dhe se kjo është konsideruar opsioni më me pak i favorizuar nga kjo qeveri në këtë moment. Qeveria e re e udhëhequr nga partia konservatore “Demokracia e Re” do të përballet me të njëjtat opsione si dhe gjithashtu duhet të jetë e gatshme për të bërë një kompromis të dhimbshëm sa më shpejt.
“Wall Street Journal”/A.Xh
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.