Situata ekonomike në vend – Shehu: Të orientohen politikat drejt sektorëve të veçantë
Ekonomia shqiptare edhe pse po performon pozitivisht, përsëri është nën potencial. Eksperti i ekonomisë, Sherefedin Shehu u shpreh gjatë një interviste në “TV SCAN”, se reformat e ndërmarra nga qeveria nuk kanë dhënë efektet e pritshme në ekonomi, pasi ato nuk kanë qenë të orientuara në sektorët e duhur.
Sipas Shehut që ekonomia shqiptare tashmë të jetë pjesë e zhvillimit të ekonomisë rajonale dhe globale, duhet një përcaktim më i mirë i prioriteteve.
Gjithashtu Shehu sugjeron edhe një lehtësim të klimës së biznesit, sidomos fokusi të jetë te investitorët e huaj.
Violeta Shqalsi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.