Situata energjetike – Thatësira ul nivelin e Fierzës në 268 metra
Temperturat e larta dhe thatësira po thellon më tej problematikën e prodhimit të energjisë elektrike.
Në këto kushte, vendi ynë është i detyruar që të importojë rreth 80% të energjisë elektrike.
Importi ka kushtuar vetëm dy muajt e fundit rreth 54 milionë euro. Të dhënat e fundit për kaskadën e Drinit reflektojnë një situatë gjithmonë e më kritike sidomos për Fierzën, që është edhe hidrocentrali kryesor.
Fierza ka prekur nivelin 268.13 metër, shifër që tregon rënie krahasuar me të dhënat e dy javëve më parë kur regjistronte 269.80 metra.
Nga ana tjetër, vihet re një rritje e vogël e prurjeve që dy javë më parë ishin 25 m3/s, ndërkohë që së fundmi këto prurje janë në nivelet e 50 m3/s.
Ky është muaji i dytë që vendi furnizohet kryesisht nga importi ndërkohë që gjasat janë që edhe shtatori të sigurohet me importe.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.