Situata në akset rrugore – ARRSH: Rrugët ku duhet të përdorni zinxhirë
Teksa vendi ynë është përfshirë nga i ftohti siberian, ku nuk kanë munguar as temperaturat deri në -15 gradë C, Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se në akset kryesore të vendit nuk paraqiten probleme në drejtim të qarkullimit të automjeteve. Sipas këtij dikasteri rekomandohet të kalohet me zinxhirë vetëm aksi Ura e Cerenit –Steblevë si dhe dectinacioni turistik Boboshticë-Dardhë. Ndërkaq, në të gjitha akset e tjerë kompanitë kontraktore të mirëmbajtjes kanë trajtuar me kripë rrugët, sidomos në zonat me prezencë akulli.
Megjithatë, përdoruesit e rrugës rekomandohen të tregojnë kujdes, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të respektojnë udhëzimet e Policisë së Qarkullimit Rrugor, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar si dhe të përdorin gomat e dimrit. Prej disa ditësh vendi ynë është përfshirë nga moti i ftohtë, teksa reshjet e borës i kanë lënë vendin ngricave, sidomos gjatë orëve të natës.
Ndërkaq, sinoptikanët kanë paralajmëruar se nga mesi i javës që vjen do të ketë një përmirësim të kushteve atmosferike, ndërsa temperaturat do t’i kthehen normalitetit të sezonit në fund të saj.
Akset që kalohen me zinxhirë:
Ura e Cerenecit-Sterblevë
Boboshticë-Dardhë
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.