Situata nga zjarret – EC: 13 vatra të reja zjarri për 24 orë

Edhe pse temperaturat kanë pësuar një rënie të lehtë, kjo nuk e ka ndalur rrezikun e zjarreve.
Sipas emergjencave civile, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 13 vatra të reja zjarri në të gjithë vendin.
Qarqet ku janë regjistruar vatrat e zjarrit gjatë orëve të fundit janë Berat, Shkodër, Tiranë, Fier, Durrës, Lezhë dhe Dibër.
Flakët kanë djegur gjithsej 65 ha me shkurre dhe ferra.
Qarku më i prekur nga zjarri është ai i Beratit, ku flakët kanë djegur një sipërfaqe prej 30 ha shkurre dhe pisha.
Në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 105 zjarrfikës me 23 automjete, 130 forca ushtarake dhe helikopterë.
Specialistët e Emergjencave Civile teksa vijojnë të bëjnë thirrje për të raportuar Çdo rast të rënies së zjarrit, bëjnë të ditur se janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin për të për të bërë të mundur shuarjen në kohë të zjarreve.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.