Sjellja e Trump gjatë ditës së zgjedhjeve, më e paprecedentja nga ‘i paprecedenti’ – Opinion
Kërkesa e Presidentit Donald Trump për ndalimin e numërimit të votave në një zgjedhje që është ende e pavendosur, mund të jetë qenë sulmi më ekstrem dhe i rrezikshëm i tij ndaj institucioneve të demokracisë, në një mandat që ka qenë i mbushur me to.
Trump u shfaq në Sallën Lindore të Shtëpisë së Bardhë herët në mëngjesin e së mërkurës për të pretenduar në mënyrë të rreme se kishte fituar ndaj demokratit Joe Biden, edhe pse shumë vota ishin vjedhur. Për këtë të fundit, ai u zotua t’i çonte zgjedhjet në Gjykatën e Lartë.
Zgjedhjet nuk janë fituar ende ama, dhe Presidenti dhe ish-zëvendës Presidenti janë ende duke luftuar në një betejë të ngushtë për shtetet vendimtare, me miliona vota që ende presin të numërohen.
Komentet e Trump ishin veçanërisht të habitshme, duke pasur parasysh faktin se shifrat tregojnë që ai ka një shans të mirë për të fituar shtetet vendimtare si Pensilvania, Wisconsin, Georgia, Carolina North dhe Michigani; shtete të cilat mund t’i japin atij një mandat të dytë.
Kjo deklaratë ishte gjithashtu një shenjë paralajmëruese e sjelljes që mund të pritet nga ai në një mandat të dytë. Një President i cili i ka mbijetuar shkarkimit do ta konsideronte rizgjedhjen si aprovim të sjelljes së tij anti-normë dhe jo-etike.
Në disa mënyra, reagimi agresiv i Trump ndaj një nate tensioni dhe një rezultati që ende pret të vendoset mund të marrë gjithashtu shkëlqimin nga ajo që do të ishte një arritje mahnitëse politike nëse ai fiton rizgjedhjen; pavarësisht pritshmërive se trajtimi që administrata e tij i bëri pandemisë do t’i kthente amerikanët kundër Trump.
Dosti Banushi – SCAN
Burimi: CNN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.