S’ka ditë pushimi në zyrat e OSHEE, njoftimi: Qendrat e Kujdesit ndaj Klientit do të jenë të hapura sot dhe nesër!
Administrata publike dhe institucionet do të jenë pushim këtë të hëne për festën e Pashkëve.
Por Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se nuk do të bëjë pushim.
Në një njoftim të shpërndarë për mediat, OSHEE njofton se ‘pavarësisht ditëve të pushimit, sot dhe nesër, OSHEE do vijojë të ofrojë shërbimin në qendrat e Kujdesit ndaj Klientit’.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.