S’ka ndryshime, urbanët, me 50% të flotës – Takimi me Ballukun, Memaj: S’kishte në fokus kërkesat ekonomike, por ri-licencimin
Takimi mes përfaqësuesve të transportit publik dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku nuk kishte në fokus vendimin për reduktimin e flotës së urbanëve në Tiranë, Vorë dhe Kamëz dhe kërkesat ekonomike për daljen nga kriza, por rilicencimin e transportit ndërqytetës”. Sipas përfaqësuesit të Unionit të Transportit Publik, Dashnor Memaj, kjo do të thotë se vendimi për operimin me 50% të kapacitetit, që ka nisur prej datës 18 tetor, mbetet në fuqi.
Memaj thotë se edhe transporti ndëryqtetës po përballet me vështirësi, ndaj kërkesat ekonomike për institucionet shtetërore janë të vlefshme edhe për këtë segment të transportit të udhëtarëve.
Prej rifillimit të operimit, pas bllokimit si pasojë e COVID-19 shoqatat që përfaqësojnë operatorët e transportit publik kanë kërkuar ndërmarrjen e një sërë masah ekonomike për t’i shpëtuar nga falimenti. Ata kërkojnë reduktimin e TVSH-së për sektorin nga 20 në 6%, heqjen e akcizës së naftës ose taksës së qarkullimit si dhe indeksimin e tarifës së udhëtimit.
Ola Mitre / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.