Skandal korrupsioni në Brazil – U frynë deri në dy herë kostot e ndërtimit të stadiumeve
Gjysma e 12 stadiumeve të ndërtuara apo rikonstruktuara në Brazil gjatë përgatitjeve të Kupës së Botës të vitit 2014 janë vënë në qendër të një skandali të gjerë.
Gjykata e lartë në Brazil konfirmoi se një pjesë e parave të taksapaguesve të destinuara për të ndërtuar këto stadiume, në fakt kanë përfunduar në xhepat e zyrtarëve të lartë të qeverisë apo edhe drejtuesve të kompanive të ndërtimit.
Këto zbulime janë bërë nga një tjetër skandal që ka përfshirë kompaninë më të madhe të ndërtimit në vend, Oderbrecht. Për të paktën katër stadiume ka dëshmi zyrtare se është përdorur një skemë nga zyrtarët dhe firmat për të fryrë ndjeshëm çmimin e projektit në mënyrë që të ndanin përfitimet.
Një ndër këto stadiume është edhe legjendari maracana i Rio de Janerios, ai Mane Garrincha i brazilias, Arena Parnambuco, Arena Castelao apo Arena Corinthias i San Paolos.
Për stadiumin legjendar të Maracanas, autoritete pretendojnë se, është paguar 75% më shumë seç parashikonte projekti fillestar, pavarësisht se, stadiumi ishte rikonstruktuar në vitin 2007.
Në fund u paguan plot 383 milionë dollarë. Stadiumi i Brazilias duhet të kushtone 238 milionë dollarë në bazë të projektit, por i mori taksapaguesve plot 447 milionë dollarë, ose 87.8% më shumë.
Firma e ndërtimit, sipas dëshmive i ka paguar ish guvernatorit të Rio de Janeiros plot 38 milionë dollarë për ti dhënë kontratën.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.