Skema e re e aplikimit për strehim – Çfarë ndryshon ligji i ri, kategoritë që mund të përfitojnë

Ligji i ri i strehimit do të ndryshojë mënyrën e aplikimit në këtë program për mbi 32 mijë të pastrehë në të gjithë territorin e vendit.
Ndër risitë përfshihen aplikimi përmes sistemit elektronik online, një numër i dyfishuar programesh sociale dhe një sërë dokumentacioni që duhet plotësuar nga aplikuesit. Sipas të përditshmes Panorama, për herë të parë do të ofrohen edhe grante në masën 10% të vlerës së shtëpisë, për ato familje që nuk kanë mundësitë financiare.
Ligji i ri prezanton edhe konceptin e “pronarit social”, duke detyruar investitorët të bëhen palë me apo pa vullnetin e tyre. Kjo shoqërohet për subjektet që investojnë në banesa sociale me qira apo disponon banesa të tilla për t’i dhënë me qira, me lehtësira pasi i çliron nga tatimi mbi të ardhurat nga qiraja.
Kategoritë që mund të përfitojnë nga skema e re janë:
Familjet që nuk disponojnë banesë në pronësi
-banojnë në banesa që paraqesin rrezik shembjeje;
-banojnë në banesa të mbipopulluara;
-kanë mbetur ose rrezikojnë të mbeten të pastreha, si rezultat i fatkeqësive natyrore
-familjet ose individët që humbasin banesën e tyre si pasojë e zhvendosjes ose zbatimit të një vendimi gjyqësor
Kushtet familjare
-familjet njëprindërore që kanë në ngarkim fëmijë
-të moshuarit që nuk kanë mbushur moshën e pensionit dhe nuk përzgjidhen për t’u strehuar në institucionet publike
-familjet me më shumë se katër fëmijë
-çiftet e reja me moshë totale deri në 60 vjeç
Kushtet sociale
-personat me aftësi të kufizuara dhe invalidët e punës
-personat me statusin e jetimit
-familjet e mbetura të pastreha për shkak të lirimit të banesave ish-pronarëve
-emigrantë të rikthyer, punëtorë emigrantë
-familjet e policëve të rënë në detyrë
-viktimat e dhunës në familje
-viktimat e trafikimit
-vajzat nëna
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.