Skema e re e pensioneve në Itali – Mosha rritet çdo dy vite, sindikatat në protestë

Për vitin 2019, mosha e daljes në pension në Itali do të ngjitet në 67 vjeç, nga 66 vite e 7 muaj që është aktualisht.
Ligji është i atillë që mosha e daljes në pension të përditësohet çdo dy vite në bazë të jetëgjatësisë. Në vitin 2021 projektohet të ngjitet në 67 vite e 3 muaj.
Prej vitit 2023 ndërkohë, çdo herë do të rritet me nga dy muaj, për t`u ngjitur në thuajse 70 vite në 2051.
Ndaj kësaj skeme janë ngritur në protestë sindikatat, që kërkojnë nga qeveria që t`i japin fund një skeme të bazuar në një progresion të tillë.
Qeveria ka pranuar që të kryejë një sesion dëgjese në ligje me këtë çështje me grupimet më të mëdha të sindikatave në vend.
Një shtysë thelbësore kësaj skeme i kanë dhënë flukset migratore, që kanë një impakt të drejtpërdrejtë demografik në vend.
Deri në vitin 2065 pritet që në Itali të kenë hyrë 14.4 milionë emigrantë të rinj.
Por pavarësisht kësaj, në 2065 Italia do të kishte 7 milionë banorë më pak se sot, për shkak të plakjes së popullsisë.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.