“Skema mujore penalizon vetëprodhuesit e energjisë” – Ekspertët: Ndryshimet ligjore të domosdoshme, të miratohet edhe tarifa
Skema që parashikon bilancin mujor të energjisë së vetëprodhuar nga panelet fotovoltaike dhe mungesa e një tarife për shitjen e kësaj energjie po zgjatin kohën e kthimit të investimit për bizneset dhe nuk po lejojnë përfitimin maksimal nga këto teknologji. Ekspertët e sektorit, teksa përcjellin shqetësimin e bizneseve ritheksojnë nevojën për ndryshimin e skemës së Net-Metering, duke parashikuar përllogaritjen në baza vjetore.
Po ashtu, Gjinko kërkon që Operator ii Sitsetmit të Shpërndarjes të lehtësojë aksesin e lidhjes së këtyre investimeve në rrjet dhe sidomos për ujësjelëlsit, që aktualisht janë ndër debitorët më të mëdhenj të energjisë.
Më herët, autoritetet kanë pranuar problemin që ekziston me skemën e Net-Metering, duke deklaruar se po parashikojnë ndryshime ligjore për të mundësuar netimin vjetor të energjisë. Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë ndryshim në këtë drejtim, ndërkohë që udhëzimi që lejoi lidhjen e impianteve të vetëprodhimit të energjisë nga dielli për shoqëritë e vogla ose e mesme, apo një klient familjar është miratuar që në vitin 2019.
Ola Mitre / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.