Skema për taksën e pronës, Ahmetaj: Ja si do të përjashtohen pensionistët!
Ligji i ri për taksën e pronës (ndërtesave) parashikon edhe kategori të përjashtuara nga detyrimi për ta paguar atë. Në listë janë edhe pensionistët. Gjatë raportimit në Kuvend, Ministri i Financave Arben Ahmetaj tha se pensionistëve nuk do t’u shkojë në faturë detyrimi për pagesën e kësaj takse.
Dhe në rastet kur ka gabime, korrigjimi do të bëhet nga njësitë e pushtetit vendor. Ahmetaj tha gjithashtu se për përjashtimin e kësaj kategorie gjithçka është gati për në datën 1 prill. Ministria e Financave i ka kërkuar ISSH-së që të bëjë përditësim të vazhdueshëm të listës për ata që përjashtohen.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.