Skenarët/ Berlusconi kandidon për president të Italisë! Diskutohet edhe Mario Draghi
Silvio Berlusconi ka thënë se në ditët e para të janarit do të vendosë nëse do të zyrtarizojë kandidaturën e tij për President të Italisë.
Megjithatë, “Ilsole24ore” raporton se ka zëra se kjo mund të ndodhë në 10 ditëshin e parë të muajit janar. Ish kryeministri italian shprehet i sigurtë se i ka votat e nevojshme për t’u zgjedhur si President, edhe pse qendra e djathtë ka504 vota dhe i duhen ende 52 të tjera.
Mediat italiane kanë diskutuar vazhdimisht për një skenar, sipas të cilit vendi shkon në zgjedhje të parakohshme dhe kryeministri Mario Draghi bëhet President.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.