Skepticizëm për Trump – Ekonomistët nuk presin që Senati ta mbështesë me taksat

Pjesa dërrmuese e ekonomistëve dhe ekspertëve nuk presin që republikanët këtë vit të kalojnë shkurtime drastike taksash në kongres. Përveç kësaj, ekonomistët në pjesën dërrmuese janë skeptik në lidhje me impaktin që këto shkurtime taksash do të kenë në ekonomi.
Donald Trump kërkon që nëpërmjet masave të reja fiskale të gjenerojë një shkurtim taksash prej rreth 1.5 trilionë dollarësh në një dekadë. Gjithsesi, deri më tani, ky plan e ka bërë detyrën, pasi optimizmi i parakohshëm ka bërë që tregjet e aksioneve në Shtetet e Bashkuara të prekin nivele rekord maksimale.
Donald Trump, pavarësisht se prej thuajse një viti është në zyrë, nuk ka rritur ende që të fitojë një betejë të vetme madhore në legjislativ, paçka se kontrollohet nga republikanët. Pasi gjatë javës Kongresi kaloi paketën që parashikon shkurtimet e taksave, stafeta i kalon Senatit, ku mazhoranca e republikanëve është më e dobët dhe ku parashikohen debate të ashpra.
Pjesa dërrmuese e ekonomistëve nuk presin që paketa të kalojë brenda këtij viti.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.