Skeptikë për amnistinë fiskale/ Civici e Xhepa: Koha e pafavorshme, duhet një paketë shoqëruese
Ekspertët e ekonomisë e shikojnë me skepticizëm realizimin e amnistisë fiskale në këto kushte ku ndodhet vendi dhe administrata tatimore, ndërsa sugjerojnë që nëse do të vihet në zbatim, duhet patjetër që të shoqëroret me përmirsime ligjore që t’i shërbejë formalizimit të ekonomisë. Në një intervistë në Skype për SCAN, ekspertët Adrian Civici dhe Selami Xhepa, analizojnë këtë iniciativë të qeverisë dhe efektet që mund të ketë në ekonomi.
Qeveria synon që brenda Majit të miratojë aministinë për formalizimin kapitalit për të gjithë emigrantët dhe shqiptarët brenda vendit që i kanë të padeklaruara paratë e tyre, frut i një pune të ndershme. Ky proces mendohet të ketë një kohëzgjatje prej një viti dhe të ndahet në tre fasha katër mujore. Në të parën detyrimi për të depozituar paratë do të jetë 5% në fashën e dytë 7 dhe në të tretën 10 %, ndërsa ende nuk janë dhënë detaje se si do të bëhet filtri i parave të deklaruara.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.