Skeptikë për “bumin” ekonomik – Ekspertët rendisin arsyet që rrezikojnë rritjen
Ekspertët e ekonomisë janë skeptikë në lidhje me objektivat që qeveria ka vendosur mbi rritjen ekonomike në tre vitet e ardhshme, uljen e borxhit publik si dhe rritjen e investimeve. Ndërsa ekzekutivi i mbështet projeksionet në rritjen e konsumit të brendshëm dhe zhvillimin e industrisë së shërbimeve, ekspertët rendisin disa nga arsyet përse program afatmesëm 2020-2022 është i parealizueshëm.
Argumentin e tyre, ekspertët e lidhin edhe me situatën aktuale ekonomike ku ndodhet vendi, me një rritje të paqëndrueshme si dhe faktin që buxheti faktik i 2018-ës, edhe pse i i rishikuar, u mbyll me mosrealizim të ardhurash dhe nivel borxhi në masën në 67.2 për qind e PBB-së.
Në programin buxhetor afatmesëm qeveria parashikon që rritja ekonomik në 2022 të jetë 4.5 për qind, borxhi publik në nivelin 59.9 për qind dhe defiçiti buxhetor në 1.1 për qind.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.