Skocia është vendi më i bukur në botë, ja arsyet pse ?
Bosët e turizmit kanë marrë përshtypjet e lexuesve nga vendet që u kanë bërë më shumë përshtypje. Lexuesit e “Rough Guide” votuan për “vendin më të bukur në botë” duke e shpallur Skocinë si vendi më tërheqës dhe i bukur në botë, madje duke mundur edhe Kanadanë, në listën e 20 vendeve të para.
Në listë, e cila përfshiu gjithashtu Zelandën e Re, Finlandën, Norvegjinë dhe Afrikën e Jugut, udhëzuesi thotë: “Dhe së fundi, vendi më i bukur në botë që është zbuluar: është Skocia”. “Kush mund të mohojë se këto plazhe të egra, liqene të thella dhe kështjella të larta janë disa nga pamjet më të mrekullueshme dhe më të bukura në botë?”.
Anglia fqinje u rendit në numrin e 7 në anketën e lexuesve dhe Uellsi u votua i 10-ti. Malcolm Roughead, shefi ekzekutiv i “VisitScotland”, beson se titulli do të tërheqë më shumë vizitorë në Skoci. “Jemi të kënaqur që Skocia ka marrë këtë titull të shquar nga lexuesit e “Rough Guide”, por natyrisht nuk është një surprizë për këdo që ka vizituar vendin tonë të mrekullueshëm”, shprehet ai.
Kështu që bëni gati valixhen dhe udhëtimi juaj i radhës duhet të jetë patjetër Skocia. Skocia ka një ekonomi të hapur të stilit perëndimor, e cila është e lidhur ngushtë me pjesën tjetër të Evropës dhe me Botën e gjerë. Tradicionalisht, Ekonomia Skoceze është dominuar nga Industria e Rëndë, përkatësisht nga krijimi i Anijeve në Glasgou, minierat e qymyrit dhe industritë e çelikut.
Industritë e lidhura me naftën, të bashkangjitura me nxjerrjen e naftës nga Deti i Veriut kanë luajtur rol të rëndësishëm në punësimin e popullsisë qysh nga vitet e 1970 –ës, veçanërisht në verilindje të Skiocisë. Edinburgu është qendra financiare e Skocisë dhe është qendra e gjashtë financiare më e madhe në Evropë, pas Londrës , Parisit, Frankfurtit, Zyrihut dhe Amsterdamit, me shumë firma firma të mëdha financiare të bazuara aty, përfshirë: Bankën Mbretërore të Skocisë (banka e dytë më e madhe në Evropë) ; HBOS (pronarët e Bankës Skoceze); dhe Standard Life.
Më vitin 2005, eksporti total i Skocisë (duke përjashtuar eksportin e tërë Britanisë) ishin rreth £ 17,5 miliardë, nga të cilat 70 % (£ 12,2 miliardë) ishin atribuuar prodhimtarisë. Eksportet primare të Skocisë përfshijnë Whisky, shërbime elektronike dhe financiare.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Holanda, Gjermania, Franca dhe Spanja përbëjnë tregun kryesor të vendit. Turizmi gjerësisht konsiderohet të jetë kontribuuesi kryesor i ekonomisë Skoceze. Një udhëzim i publikuar nga Qendra Informative e Parlamentit Skocez më vitin 2002, (SPIC), për iniciativën e parlamentit Skocez, tregoi se turizmi përbënte mbi 5 % të GDP-së dhe 7,5 % të punësimit.
Nga nëntori 2007, shkalla e papunësisë në Skoci është 4,9 %— më e ulët se mesatarja e Britanisë së Madhe dhe e shumicës së vendeve të Bashkimit Evropian. Skocia ka mjaft resurse natyrore duke filluar nga toka pjellore, e përshtatshme për agrikulturë, e deri te nafta dhe gazi natyror. Sa i përket mineraleve, Skocia prodhon qymyr, zink dhe hekur. Qymyri gjendet nën Skocinë qendrore, veçanërisht qymyri nga Ayrshire dhe Fife dhe kontribuoi shumë në industrializimin e vendit gjatë shekullit të 19 -të.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.