Skuderitë e Formula 1 prezantojnë makinat për sezonin e ri

Formula 1 duket se po hyn në një epokë të re teksa të gjitha makinat e reja të 2017 kanë ndryshuar për t’iu përshtatur rregullave.
Ndryshimet e mëdha në rregullat e aerodinamikës dhe prezantimi i gomave më të gjera, kanë prodhuar makina më të shpejta, duke e bërë këtë sezon më të priturin ndër vite.
Një numër i madh i skuderive ka prezantuar tashmë makinat e reja, në pritje të sesionit të parë të provave në 27 Shkurt. Njihuni me modelet kryesore.
Ferrari SF70H, prezantuar në 24 Shkurt. Me këtë makinë do të garojnë Sebastian Vettel dhe Kimi Raikkonen
Mercedes W08 u prezantuar në 23 Shkurt. Në këtë njëvendëshe do të garojnë Hamilton dhe Bottas
McLaren MCL32 e prezantuar në 24 Shkurt. Kjo do të jetë makina e Alonsos dhe Vandoorne
Renault RS17, 21 Shkurt. Makina e Hulkenberg dhe Palmer
Sauber C36, 20 Shkurt. Kjo do të jetë makina e Ericsson dhe Wehrlein
Williams FW40, 17 Shkurt. Makina e Massa dhe Stroll
Force India VJM10, 22 Shkurt. Makina e Ocon dhe Perez
Priten ende prezantimet e skuderive Red Bull, Toro Rosso dhe Haas, të gjitha në datën 26 Shkurt. Gara e parë e sezonit që do të ketë 20 garues është në Australi në 26 Mars.
Angelo Haruni/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.