Sllovakia heq dorë nga vaksinat Sputnik sepse popullsia nuk i preferon! ‘Ilsole24ore’: Mund të falen ose shiten në Ballkanin Perëndimor
Sllovakia do të heqë dorë nga 160 mijë doza vaksine Sputnik që i kishte blerë nga Rusia si rrjedhojë e kërkesës së ulët në popullatë për këtë vaksinë.
Dozat do të dhurohen ose shiten në vendet e Ballkanit Perëndimor, shkruan “Ilsole24ore”.
Bratislava ka blerë 200 mijë doza Sputnik që kanë afat skadence deri këtë verë. Vetëm 14 mijë e 214 sllovakë kanë kërkuar që të vaksinohen me këtë vaksinë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.