SME-të drejt tregtisë online e inovacionit – Tobias Rüttershoff: Bizneset e vogla dhe të mesme, themeli i ekonomisë
Pandemia, por edhe zhvillimet e teknologjisë, po e orientojnë biznesin gjithnjë e më shumë nga tregtia online, në një kohë që janë sipërmarrjet e vogla dhe të mesme ato që më së shumti kanë nevojë të çojnë produktet e tyre te konsumatori.
Fondacioni Konrad Adenauer ka zhvilluar një trajnim lidhur me implementimin e inovacioneve e teknologjive të reja në aktivitetin e tyre.
Drejtori i Fondacionit për Shqipërinë, Dr. Tobias Rüttershoff tha se biznesi i vogël dhe i mesëm janë themeli i sipërmarrjes në vendin tonë është si edhe në gjermani, dhe se është jetike që ato të implementojnë teknologjitë modern për të çuar produktet te konsumatori.
“Perse e mbeshtesim ne kete nisme si findacion gjerman. Ne ne gjermani besojme se forca e ekonomise shtrihet te sipermarrja e vogel dhe e mesme. Ato jane epiqendra e biznesit gjerman, dhe mendojme se e njejta gje vlen edhe per Shqipërinë. Ne mendojme se biznesi i vogel dhe i mesem jane themeli i shoqerise dhe sipermarrjes shqiptare. Jemi shume te vemendshem ndaj atyre bizneseve qe jane afer komunitetit e te shperndare ne gjithe territorin, te cilat mbase kane ide shume te mira biznesi, por qe u mungojne elemente si tregtia online, vecanerisht ne kete moment, kur eshte shume e rendesishme te cosh produket te konsumatori,” u shpreh ai.
Sipas të dhënave zyrtare, 99% e sipërmarrjeve në Shqipëri I përkasin kategorisë biznes I vogël dhe I mesëm.
Lorenc Rabeta / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.