SoftBank -1 miliard dollarë investim për 6% të aksioneve në firmën e pagesave Wirecard
Softbank do të investojë rreth 900 milionë euro në firmën gjermane “Wirecard”, si pasojë e një partneriteti strategjik për pagesat digjitale. Wirecard tha ditën e sotme se do të rrisë kapitalin duke lëshuar obligacione të konvertueshme me një maturim prej pesë vjetësh, duke i shitur ato ekskluzivisht kundrejt SoftBank.
SoftBank do të ndihmojë firmën – e cila rrëzoi Commerzbank nga indeksi DAX i blu-chip gjatë vitit të kaluar, e cila është zgjeruar në Japoni dhe në Korenë e Jugut. Shefi ekzekutiv i Wirecard, Markus Braun tha në një deklaratë: “Përveç kësaj, përmes këtij partneriteti të mundshëm, ne do të zgjerojmë shtrirjen tonë dhe produktet në tregjet e Azisë Lindore, duke forcuar më tej pozitën tonë në Azi”.
Më parë, kompania gjermane u bë subjekt i shumë polemikave gjatë këtij viti pas raportimeve të një skandali në zyrën e saj të kontabilitetit në Singapor. Një hetim i Financial Times rezultoi në pretendime se firma përdorte kontrata të falsifikuara dhe të prapambetura, ndoshta për të fryrë të ardhurat. Më parë, Wirecard tha se ishte duke e paditur FT mbi raportimin e saj.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.