Sondazhi/ Adoleshentët preferojnë Youtube kundrejt Netflix për videot
Sipas një sondazhi të zhvilluar nga ‘Piper Jaffray’s, Youtube ia ka kaluar Netflix si platforma më e preferuar për të parë video tek adoleshentët.
Në anketë u zbulua se 37% e të rinjve i shohin videot më së shumti në Youtube, platformë e zotëruar nga Google, duke e mundur me rezultat të ngushtë rivalin Netflix, i cili u rendit i dyti me 35%.
Ky ndryshim për firmën ka ardhur si pasojë e librarisë së zgjeruar të Youtube, e cila përfshin “horizonte mjaft të gjera përmbajtjeje për moshat e reja”, si videot muzikore, video lojërat, video edukative dhe video të tjera nga influencuesit e platformave sociale.
Edhe pse Netflix ka pësuar një rënie të lehtë, përsëri adoleshentët kanë tendencën ta ndjekin këtë platformë më shumë se konkurentët e saj si Amazon Prime Video, e cila zotëron vetëm 7% të klientëve. Ndërkohë Televizioni Kabllor në sondazhin e kompanisë mbulon vetëm 12% të tregut, me një rënie prej 2% nga viti i kaluar. (CNBC)
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.