Sonte Itali-Shqipëri – Mediat për “axurrët”: “Jini Italia!”

Sot luhet Itali-Shqipëri, sfidë e cila do të jetë më shumë se një ndeshje futbolli. Nëse miqësorja e nëntorit 2014 ishte vetëm aq, e sotmja ndihet asgjë më pak se sa një finale botërori.
Shtypi italian më shumë se ai shqiptar ka kohë që përgatit tifozët shpirtërisht për një humbje të mundshme ndaj kuqezinjve. Nga justifikimet se Shqipëria do të luajë sikur s’ka asgjë për të humbur, e deri tek prapaskenat e thirrjes së De Biasit për stolin e Italisë.
Corriere dello Sport hapet sot me thirrjen drejtuar axurrëve: “Jini Italia! – Kualifikueset e Botërorit, me Shqipërinë duhet fituar”. E njëjta e përditshme vjen edhe me paralajmërimin “Kujdes, shqiptarët janë të talentuar”.
Kjo duket se do të jetë një sfidë e dyfishtë për shumë. Së pari, për arbëreshët të cilët do të ndjekin ndeshjen duke bërë tifo për të dyja ekipet. Së dyti për De Biasin, teknikun italian me pasaportë shqiptare, i cili ka edhe një inat personal me drejtuesit e Italisë.
“Mund të kisha trajnuar Italinë, por këto trena kalojnë vetëm një herë. E mora vesh Çfarë kishte ndryshuar vetëm në Nëntor në Como. Gjatë darkës, presidenti i FIGC Tavecchio më tha se një person, vetëm një, më kishte kundërshtuar duke vendosur veton”, tha De Biasi në një intervistë për La Gazzetta dello Sport.
Ndeshja nis në orën 20:45.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.