Soreca, zyrtarisht ambasador i BE – Ekspert për çështjet e krimit dhe korrupsionit
Luigi Soreca është emëruar zyrtarisht si kreu i ri i delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri. Emri i këtij zyrtari është i lidhur ngushtë reformën në drejtësi, ligjin dhe luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, trafikut të drogës dhe terrorizmit.
Luigi Soreca ka qenë Drejtor për Sigurinë në Komisionin Europian, ndërsa nga shtatori do të ketë një detyrë të re.
Falë përvojës në Çështjet Ndërkombëtare dhe Partneritetit të Lëvizjes, Luigi Soreca negocioi dhe përfundoi Partneritetin e Lëvizjes me Marokun e Tunizinë më 2012-2013 dhe ka qenë në krye të koordinimit të Dialogut për Liberalizimin e Vizave me vendet e Ballkanit Perëndimor, brenda kuadrit të Partneritet Lindor dhe me Federatën Ruse. Soreca ishte përgjegjës për menaxhimin dhe implementimin e Përqasjes Globale për Migracionin dhe Lëvizjen (GAMM) si dhe për aspekte të tjerë ndërkombëtarë të migracionit.
Soreca ka dhënë leksione ligji në Universitetin L.U.I.S.S në Romë dhe ka punuar për Ministrinë e Brendshme të Italisë për 6 vjet para se të bashkohej me Komisionin më 1998. Ai flet rrjedhshëm italisht, frëngjisht, anglisht e spanjisht.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.