Sot afati i fundit për dorëzimin e deklaratës së tatim fitimit dhe pasqyrat financiare për vitin fiskal 2017

Sot është afati i fundit për dorëzimin e deklaratës së pagesë së tatim fitimit dhe pasqyrave financiare për vitin fiskal 2017.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u ka bërë thirrje herë pas here tatimpaguesve për dorëzimin e tyre përpara kësaj date më qëllim shmangien e radhëve të gjata në ditën e fundit.
Administrata tatimore këshillon të gjithë tatimpaguesit që të dorëzojnë saktë pasqyrat financiare.
Ndërkohë, pas procesit të dorëzimit do të nisë edhe verifikimi i pasqyrave financiare për tatimpaguesit të cilët rezultojnë me ulje të tatim fitimit dhe me deklarata zero
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.