Sot dita e fundit e fushatës zgjedhore për votimet e 25 qershorit!
Sot është dita e fundit kur partitë politike mund të bëjnë fushatë për zgjedhjet. Tashmë subjektet po zhvillojnë aktivitetet përmbyllëse të fushatës.
Dita e nesërme është dita e heshtjes zgjedhore, që është koha para zgjedhjeve ku palët e kanë të ndaluar ligjërisht që të bëjnë aktivitete e deklarata politike.
Referuar Kodit Zgjedhor, dita përpara datës së zgjedhjeve dhe data e zgjedhjeve, deri në orën e mbylljes së votimit, formojnë periudhën e heshtjes zgjedhore.
Në periudhën e heshtjes zgjedhore nuk lejohet asnjë lloj fushate zgjedhore nëpërmjet organeve të medies, si dhe zhvillimi i mitingjeve ose i veprimtarive të tjera zgjedhore të subjekteve zgjedhore.
Kodi Zgjedhor përcakton gjithashtu se subjekti zgjedhor që thyen heshtjen zgjedhore, sipas nenit 77 të këtij Kodi, gjobitet nga KQZ-ja me 500 000 lekë ndërsa botuesi ose operatori radioteleviziv që thyen heshtjen zgjedhore, gjobitet nga KQZ-ja me 2 000 000 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.