“S&P” për financat – Përmirësim i dukshëm, ristrukturimi i bankave po bind
Një ndër arsyet se përse Standard and Poor`s vijon të ruajë notën e borxhit sovran të vendit tonë dhe sidomos perspektivën e qëndrueshme është padiskutim konsolidimi fiskal. Ky rrugëtim po përmirëson qëndrueshmërinë e borxhit thuhet në njoftimin për Shqipërinë në pjesën dedikuar financave.
Ky rrugëtim është qartësisht i dukshëm, me të ardhurat në rritje dhe reformat fiskale që kanë rezultuar efikase, kjo është pika e parë e nënvizuar.
Dy të tjerat i referohen borxhit të lartë publik dhe rrezikut që përbën, si dhe ristrukturimit të sektorit bankar dhe rënies së kredive joperformuese, së bashku me euroizimin.
“Konsolidimi në sektorin financiar vijon. Norma e kredive me probleme është ulur në 14% ën fund të 2017”,- thuhet më tej.
Standard and Poor`s vlerëson pozitivisht edhe gjendjen e mirë të likuiditetit të bankave që operojnë në vendin tonë.
“Banka qendrore vazhdimisht ka dështuar në arritjen e objektivit të inflacionit gjatë viteve të fundit. Pavarësisht politikave lehtësuese monetare, ne projektojmë që inflacioni të mos e arrijë objektivin e 3% përpara vitit 2020”,- thotë Standard and Poor`s.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.