SPAK cakton 5 prokurorë për 25 prillin – Krimet zgjedhore, pranë KQZ ngrihet njësia për trajtimin e sinjalizimeve për korrupsion
Pas hyrjen në fuqi të ndryshimeve në Kodin Penal të cilat kalojnë krimet zgjedhore në kompetencë të SPAK, kjo e fundit ka caktuar edhe emrat e 5 prokurorëve që do të mbulojnë hetimin e kësaj vepre penale. Ata janë Edvin Kondili, cili do të jetë edhe kreu i këtij sektori, Klodjan Braho, Enkeleda Millonai, Dritan Prençi dhe Sotir Kllapi.
Ndryshimet penale ngarkojnë Prokurorinë e Posaçme me procedimin të gjithë atyre që përfshihen në shitblerje votash apo manipulime të tjera, kërkesë e ardhur nga PD dhe LSI dhe e miratuar marrëveshjen e 5 qershorit të vitit të shkuar.
Paralelisht kanë hyrë në fuqi edhe ndryshimet në Ligjin për Sinjalizuesit dhe mbrojtjen e tyre. Dispozitat e reja përcaktojnë që në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të ngrihet njësia përgjegjëse për marrjen dhe trajtimin e sinjalizimeve në fushën e korrupsionit aktiv dhe/ose pasiv në zgjedhje, sipas përcaktimeve të bëra në këtë ligj.
Njësia përgjegjëse në KQZ, në përfundim të hetimit administrativ, në rast se konstaton shkelje të dispozitave të këtij ligji për sinjalizimet në fushën e veprimtarisë zgjedhore, të cilat nuk përbëjnë vepër penale, vendos masë administrative me gjobë sipas përcaktimeve të bëra në këtë ligj.
Nëse në përfundim të hetimit administrativ njësia përgjegjëse në KQZ arrin në përfundimin se veprimi ose praktika e dyshuar, e sinjalizuar, e korrupsionit aktiv dhe/ose pasiv në zgjedhje ka elemente të veprës penale, njofton menjëherë prokurorinë.
Lorenc Rabeta / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.