Spanja anullon sërish festën ‘San Firimno’ – Shëtitjet e demave të egër do të mungojnë edhe këtë vit

Festa e San Fermin në Pamplona është anuluar për të dytin vit radhazi për shkak të pandemisë së koronavirusit. Shëtitjet e egra të demave nëpër rrugët e qytetit verior spanjoll zakonisht tërheqin miliona turistë nga e gjithë bota nga 6 deri më 14 korrik.
“Me shumë keqardhje jam i detyruar të anuloj zyrtarisht festën e San Firmino 2021”, njoftoi Kryetari i Bashkisë Enrique Maya gjatë një konference për shtyp duke shpjeguar se ngjarja “përfaqësonte një rrezik shumë të lartë” ndërsa numri i njerëzve të vaksinuar është ende larg nga garantimi i imunitetit të tufës.
Rajoni i Navarres, kryeqyteti i të cilit është Pamplona, është një nga rajonet spanjolle me numrin më të madh të rasteve Covid-19. Incidenca është rreth 400 sipas të dhënave të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, kundrejt 235 në nivelin kombëtar. (ANSA)
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.