Spanja ‘do hapë dyert’ për turistët nga qershori – Pjesë e programit të ‘certifikatave Covid’
Spanja synon të rihapet për turistët nga qershori, nën skemën e certifikatës dixhitale të shëndetit Covid, ka thënë sekretari i shtetit i turizmit.
Fernando Valdés tha në Samitin e Këshillit Botëror të Turizmit se programi – nën të cilin turistët mund të tregonin se ishin vaksinuar, testuar negativisht ose të rikuperuar kohët e fundit nga virusi – do të ishte “thelbësor për t’u ofruar udhëtarëve siguri”.
Valdés tha që Spanja do të marrë pjesë në një skemë pilot të certifikatës dixhitale në maj dhe do të jetë “e gatshme për të pritur vizitorë në qershor”. Ai tha se skema e re – dhe përhapja e vaksinave të Spanjës – përfaqësonte një lajm të mirë në krahasim me situatën vitin e kaluar, por theksoi se certifikatat nuk ishin “një shkop magjik”.
Spanja, e cila varet nga turizmi për rreth 12% të PBB-së së saj, është në valën e katërt të pandemisë. Deri më tani, koronavirusi ka infektuar 3,496,134 njerëz në vend dhe ka marrë jetën 77,855 njerëzve.
Përpjekjet për të vaksinuar popullsinë e Spanjës prej rreth 47 milion njerëz po mbledhin ritmin, me 14,994,667 doza të administruara, dhe 4,020,945 njerëz tashmë që i kanë marrë të dyja dozat.
D.B – SCAN
Burimi: The Guardian
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.