Spanja, lider për numrin e plazheve cilësore në botë
Një totali prej 579 plazheve përgjatë vijës bregdetare të vendit i është dhënë një flamur blu nga Juria Ndërkombëtare e Flamurit blu. Ky vlerësim bazohet në faktorë që përfshijnë higjienën, kushtet sanitare, aksesin dhe dispozitat e kujdestarisë.
Shoqata e Spanjës për Edukimin e Mjedisit dhe Konsumatorëve njofton se vendi vazhdon të ruajë vendin e tij të parë për numrin e plazheve cilësore që prej vitit 1987.
Spanja përbën 16 për qind të numrit të përgjithshëm të flamujve të kaltër që do të thotë se një nga çdo pesë plazhe spanjolle do të ketë një flamur blu këtë verë, sipas ADEAC.
Valencia ishte rajoni me numrin më të madh të plazheve me flamur blu me 129 flamuj, pasuar nga Galicia me 113, Katalonia 95 dhe Andaluzia me 90 plazhe.
Plazhet e vlerësuara me titull përfshijnë plazhin e gjerë Ocata në Barcelonë dhe El Socorro Beach në Tenerife i njohur për valët e tij të larta të përshtatshme për të bërë sërf.
Por edhe pse doli në krye ajo kishte shtatë plazhe më pak se vitin e shkuar. Vendi gjithashtu fitoi 100 flamuj për marinat që ka dhe pesë flamuj për anijet e tij të lundrimit.
Vendin e dytë e pasoi Greqia për numrin e plazheve me flamuj blu e pasuar nga Franca, Turqia, Italia dhe Portugalia.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.