Spanja në kaos – “Çmontohet” Katalonja, Puigdemont në prag arrestimi
Kriza spanjolle është përshkallëzuar me ritme të frikshme. Pasi shpërndau parlamentin katalanas, rrjedhojë e pavarësisë së vetëshpallur nga kjo e fundit, kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy, tashmë ka marrë edhe fuqinë e presidentit të Katalonjës.
Spanja ka vendosur të aplikojë nenin 155 të kushtetutës duke rrëzuar për rrjedhojë edhe Carles Puigdemont. Në funksionin e këtij të fundit është deleguar zëvendëskryeminsitrja e Spanjës, Soraya Saenz de Santamaria. Carles Puigdemont ndërkohë, në harkun e pak ditëve mund të arrrestohet, bëjnë me dije mediat spanjolle.
Nga detyra është hequr edhe komandanti i policisë rajonale të Katalonjës, pas aktivizimit të nenit 155 të kushtetutës, që përkthehet në heqje të autonomisë së rajonit që kërkon pavarësinë.
Gjendja e rendit publik në Katalonjë është alarmante, për shkak se është çmontuar thuajse i gjithë autoriteti qendror dhe lokal në rajon. Republika katalane ndërkohë, është paditur nga qeveria spanjolle në gjykatën kushtetuese.
Ndër të tjera Rajoy deklaroi së fundmi se, edhe pas zgjedhjeve në Katalonjë më 21 Dhjetor, çështja e heqjes së autonomisë së rajonit nuk do të vihet më në diskutim.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.