Spanja thyen edhe rekordin e Kinës – Shkojnë në mbi 85 mijë rastet me COVID-19
Numri i përgjithshëm i rasteve të koronavirusit në Spanjë u rrit në 85.195 të hënën nga 78,797 të Dielën, tha ministria e shëndetësisë e vendit, duke tejkaluar kështu edhe rastet e raportuara nga Kina prej 81.470 sipas të dhënave të fundit.
Numri i vdekjeve nga virusi në Spanjë u rrit në 7.340 të hënën nga 6.528 të Dielën, tha ministria në një njoftim zyrtar.(reuters)
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.