Specialistët e Autoritetit Rrugor Shqiptar, “certifikim anti-tërmet” Tunelit të Krrabës
Në Tunelin e Krrabës, u krye një inspektim i hollësishëm, lidhur me pasojat e termetit të datës 26 nentor 2019, ashtu siç u realizua edhe në të gjitha veprat e tjera të artit, (ura, mure mbajtës e pritës e tjerë) në të gjithë rrjetin rrugor kombëtar.
“Inspektimi u krye nga specialistë të Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe përfaqësues të Operatorit të Tunelit. Theksojmë se, nga ana konstruktive tunelet e mëdhenj në Shqipëri (i Thirrës dhe i Krrabës) janë llogaritur, sipas EUROCODE-ve për përballimin e termeteve epiqendra e të cilëve mund të jetë direkt pranë tunelit dhe me magnituda edhe më të mëdha se termeti i datës 26 Nëntor.
Pas inspektimit, u konkludua se në tunel nuk ka asnjë problem shqetësues për përdoruesit e tij. Funksionimi i tij vazhdon normalisht, pa asnjë ndërprerje dhe në përputhje të plotë me projektin e menaxhimit, operimit dhe mirëmbajtjes së tij” njofton ARRSH.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.