Spitali Covid 1 në rindërtim – Zhvendosen pacientët që marrin trajtim, ndryshojnë edhe urgjencat kirugjikale
Spitali infektiv ku trajtohen pacientët e prekur nga COVID-19 do t’i nënshtrohet rindërtimit, ndërkohë që pacientët do të zhvendosen në struktura të tjera spitalore”.
Zv. ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Mira Rakacolli tha se shërbimi do të ofrohet në ambientet e spitalit COVID-3, ndërkohë që, nëse rast të plotësimit të kapaciteteve në spitale të tjerë, por pa dhënë detaje.
Paralelisht, shërbimi i urgjencës infektive do të ofrohet në ambientet e urgjencës kirurgjikale në QSUT, ndëra këto të fundit do të ndahen midis 2 spitaleve të tjerë.
Koordinimi I urgjencave kirurgjikale do të kryhet nga Urgjenca Kombëtare, ndaj Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale kujton edhe njeherë numrin 127 për të gjithë qytetarët që kanë nevojë për kujdes shëndetësor.
Ola Mitre / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.