Sportistët më të paguar në 2016: Ronaldo bën padronin edhe falë mediave sociale

Tashmë që nga viti 1990 është hartuar një renditje vjetore të sportistëve më të paguar në botë, dhe për herë të parë në majën më të lartë të podiumit është renditur vetëm një futbollist.
Këtu bëhet fjalë për yllin botëror Cristiano Ronaldo, i cili pa dyshim është sundimtari absolut i vitit 2016, me një fitim të llogaritur prej 88 milionë dollarë, nga të cilat 32 çmime ndërkombëtare. Prania masive në median sociale i ka dhënë atij një famë edhe më të madhe, duke e angazhuar rrënjësisht drejt sponsorëve astronomikë.
Kjo është një nga rastet e rralla në të cilat disiplina në ekip zë vendin e parë. Kjo ka ndodhur vetëm me Michael Jordan, kampion i padiskutueshëm i basketbollit, i cili ai do të renditej për fitime stratosferike. Në listën e 100 lojtarëve më të paguar, krahas Ronaldos shfaqet ylli tjetër i futbollit, Lionel Messi, kampioni i Barcelonës, i cili zuri vendin e dytë, me 81.4 milionë dollarë.
Vendet e mbajtura nga lojtar sportist individual, si Tiger Woods apo Floyd Mayweather jr, kanë zbritur nga renditja. Kështu në vendin e tretë është renditur lojtari amerikan i basketbollit LeBron James, me 77.2 milionë, ndërsa në vendin e katërt qëndron lojtari i tenisit, zvicerani Roger Federer, i cili pavarësisht nga problemet fizike sezonin e kaluar, fitoi një total prej 67.8 milion dollarë, prej të cilëve 60 për sponsorizime dhe 7.8 për çmime të tjera.
Klasifikimi merr për bazë, të gjithë të ardhurat e gjeneruara nga këto kampionë: Ata të cilët kanë nënshkruar kontratat me klubet, si dhe turnetë individuale të shumë çmimeve, dhe së fundmi sponsorizimin e atletëve të ndryshëm.
Prania e sportit amerikan zë vend dukshëm në këtë listë, me 65 përfaqësues. Edhe një herë, për të tretin vit radhazi, Italia nuk është më e pranishme. Herën e fundit kjo ka ndodhur në vitin 2013, ku në renditje u shtua Valentino Rossi.
Me rëndësi absolute është fakti se në mes të 100 sportistëve më të paguar në botë ka vetëm dy përfaqësuese të denja të seksit femër, të dyja teniste. Bëhet fjalë për Serena Williams, me 29 milionë dhe Maria Sharapova, me 21.9 milion, një shifër e konsiderueshme kjo, edhe pse u skualifikuan për doping.
Sporti i cili ka numrin më të madh të atletëve të pranishëm është Bejsbolli, i ndjekur nga futbolli dhe basketbolli. Tenisi fitoi 7 pozicione, e cila ndiqet nga Formula 1 me gjashtë sportistë, ndërsa ylli britanik Hamilton i ekipit Mercedes shfaqet në vendin e njëmbëdhjetë.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.