Spotify arrin 50 milionë abonentë me pagesë

Spotify, një shërbim i muzikës online i cili ka të drejta autoriale mbi këngët dhe iu mundëson dëgjuesve miliona këngë tha se ka arritur 50 milionë abonentë me pagesë, një rritje prej 25 për qind në më pak se gjashtë muaj. Kompania ka zgjeruar shërbimin e muzikës duke e kaluar rivalin e tij më të ngushtë, Apple Music.
Spotify, e cila nuk ka treguar ende një fitim pasi po shpenzon për tu rritur ndërkombtarisht, po shqyrton një listë të mundshme të tregut të aksioneve në SHBA sipas një raporti nga TechCrunch.
Kompania me qendër në Stokholm njoftoi për një zgjerim të madh në New York.
Spotify, e cilësuar si një nga startupet me vlerë më të lartë në Evropë, do të zhvendosë zyrat e saj në New York në Qendrën Botërore të Tregtisë nga zona Midtown, Manhattan duke shtuar më shumë se 1000 vende të reja pune.
Në fillimin e saj në 2008, Spotify kishte 40 milionë abonentë me pagesë në Shtator.
Apple e cila lançoi shërbimin e muzikës së saj në më pak se dy vjet më parë, kishte rreth 20 milionë abonentë në Dhjetor.
Në vitin 2016, amerikanët kanë përdorur Platformat e kërkesës streaming, të tilla si Spotify, për të dëgjuar 431 miliardë këngë, tha Nielsen në raportin e saj të fund-vitit për SHBA.
Viola Hydi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.